Motra e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Elena Ora, ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimi.
Megjithëse aktualisht dy motrat janë të angazhuara në promovimin e albumit më të ri të Ritës, “You & I”, prapëseprapë ajo ka gjetur kohën që të vizitojë këto ditë të nxehta shtetin amë.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, Elena – e cila njëherësh shërben edhe si menaxhere e Ritës, mund të shihet duke shijuar plazhin në jug të Shqipërisë.
Ajo ndau me ndjekësit e saj disa fotografi nga pushimet që po kalon atje, ku duket mjaft atraktive në një resortet luksoze të jugut.
Madje në mbrëmje, Elena Sahatçiu – Ora, mori pjesë edhe në një koncert të këngëtares së njohur shqiptare Dafina Zeqiri.
Nga videot që menaxherja e yllit botëror ndau me ndjekësit, la të kuptohet se ishte tejet e kënaqur nga performanca e Dafinës dhe se ajo është ndër këngëtaret shqiptare më të preferuara të saj.