Motra e sulmuesit të njohur finlandez, Timu Puki është martuar mbrëmë në Kosovë me një djalë shqiptarë. I pranishëm në dasmë ka qenë edhe futbollisti që sezonin e fundit ishte pjesë e Noruiçit në Premier Ligën angleze.
Nga fotot dhe pamjet e siguruara, Puki, u pa në dasmën e motrës së tij, duke valvitur flamurin shqiptar, teksa kishte vendosur plisin në kokë. Ndër të tjera 32-vjeçari nga Finlanda, vallëzoi me motrën e tij si dhe kërceu valle shqiptare, në ditën më të lumtur të saj.