Motra e Dua Lipës, Rina, shfaqet plot stil gjatë ‘Javës së Modës’ në Londër

min lexim

Motra e Dua Lipës , Rina, u shfaq plot stil teksa mori pjesë në shfaqjen e ‘KNWLS’ gjatë Javës së Modës në Londër në The Mills Fabrica  (16 shtator).

Modelja, 21 vjeçare kishte veshur në një bluzë rozë të ngushtë me printime të verdha me lara-lara, të cilat i bashkoi me pantallona të ngjashme dhe këpucë të zeza me shkëlqim. Ajo e kombinoi me një çantë të vogël ngjyrë blu të zbehtë.

Rinës së shpejti iu bashkua edhe ish-e dashura e Romeo Beckham, Mia Regan, e cila e kishte veshur një një triko ngjyrë kafe.

Image

Rina Lipa

Modelja e kishte kombimuar veshjen e saj me një fund lëkure, si dhe geta të bardha dhe çizme lëkure kafe.

Rina festoi disa ditë më parë 21 vjetorin e saj dhe urimin më të veçantë e mori nga Dua. Këngëtarja, e cila është pesë vjet më e madhe se Rina, e quajti motrën e saj “dritën e jetës sime” teksa ajo ndau një sërë fotosh ndër vite.

Image

Dua dhe Rina Lipa

Imazhi i kopertinës ishte një rikthim i ditëve të porsalindur të Rinës. Imazhet e tjera të albumit theksuan lidhjen e ngushtë të vajzave, pasi ato pozonin pranë pishinës të veshura me bikini.

“Gëzuar ditëlindjen drita e jetes sime! ~ motra ime @rinalipa te dua te dua te dua ❤️ 21!!!!! ❤️”- shkroi ajo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përfshihet nga zjarri një banesë në Pogradec

Story i radhës

Reagon Di Maria: Më vjen keq, humbja erdhi për fajin tim

Të fundit nga