Sipas Shërbimit Meteorlogjik Ushtarak, fundjava pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.
Ditën e shtunë moti parashikohet me kthjellime dhe në mesditë pritet të ketë zhvillim të vranësirave deri mesatare. Reshje shiu parashikohen në orët e mesditës deri pasdite me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë ultësirës perëndimore dhe në zonat malore.
Era do të fryjë nga juglindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Ditën e diel moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Në mesditë e pasdite përgjatë relieveve malore të vendit priten reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet të jetë i forcës 1-2 ballë.