Moti për vikend kryesisht me diell, temperaturat deri në 26 gradë

October 13, 2023
1 minut lexim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të shtunës parashihet të mbajë mot kryesisht mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 7 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 dhe 26 gradë.

Kurse të dielën, sipas IHMK-së, parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Po ashtu, gjatë vikendit pritet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi nga 1 deri në 5 metra për sekondë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Operacionet kundër drogës, Softa: Të ndërtohet një strategji e re, duhet të goditen financuesit

Story i radhës

Bravat e dashurisë, pse nuk duhet t’i hedhim ato në ujë apo t’i varim në gardh metalik!

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë