Moti për ditën e sotme, java nis me diell dhe kthjellime

min lexim

Këtë të hënë Shqipëria mbetet nën ndikimin kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave përgjatë gjithë ditës. Pritet që gjatë paradites kthjellimet të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë. Ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites kryesisht do të ketë kalime të pakta vranësirash, të cilat nuk do të mund të sjellin rreshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Zhillimi i një qendre të presionit të lart atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të diktojë kushtet e motit edhe në Kosovë, duke sjellë mot të qëndrueshëm. Parashikohet që paraditja t’i ketë më të theksuara vranësirat, ndërsa pas mesditet pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në territor.

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonisë së veriut do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave për gjatë gjithë 24 orëshit, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore gjatë paradites. Ndërsa pasditja do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë territorin.

Europa

Kontinenti Europian do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut në Veri dhe Lindje. Po ashtu vijonë qendra e kontinentit dhe Gadishulli Iberik të dominohen nga vranësirat e shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje, ku herë pas here do të jenë dhe në formë rrebeshi. Ndërsa Europa Jugore do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​3 gjëra që i irritojnë njerëzit gjatë njohjeve profesionale

Story i radhës

​COVID, 21 raste aktive

Të fundit nga