moti ne shqiperi ne vranesira dhe reshje gjate dites 6a66f209183b7

Moti në Shqipëri ne vranësira dhe reshje gjatë ditës

July 27, 2026
1 minut lexim

Shqipëria do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe pas orëve të pasdites mot me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Sipas Shërbimit Meteorologjik

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit,  fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen në veri dhe lokalisht në qendër të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshë.

Në mesditë reshjet pritet të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër reshje shiu me intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata shiu. Në orët e pasdites reshjet pritet të lokalizohen përgjatë relieveve malore të vendit me intensitet të ulët, në mbrëmje ndërprerje në të gjithë vendin.

Era me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës në bregdet, përgjatë zonave luginore si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s.

 Valëzim në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

konjufca pret ne takim ministrin francez per evropen benjamin haddad 6a66f15659671
Lajmi i mëparshëm

Konjufca pret në takim ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad

kelly clarkson flet hapur per jeten pas divorcit me pelqen te jem vetem 6a66f2fe6ba3a
Lajmi i radhës

Kelly Clarkson flet hapur për jetën pas divorcit: Më pëlqen të jem vetëm

Të fundit nga

ShkoLartë