moti ne fundjave merr kthese drastike ja qytetet qe rrezikojne permbytjet 639327c15a25d

Moti në fundjavë merr kthesë drastike/ Ja qytetet që rrezikojnë përmbytjet

December 9, 2022
1 minut lexim

Java nisi me diell për Shqipërinë, por nuk do të mbarojë kështu. Madje, zona të caktuara të vendit, siç janë Shkodra dhe Lezha rrezikojnë sërish përmbytjet duke nisur nga e shtuna në mbrëmjes dhe e diela për shkak të reshjeve shumë të dendura që pritet të bien aty.

Të dhënat nga Meteoalb dhe stacionet rajonale meteorologjike bëjnë me dije se duke nisur nga e shtuna në mbrëmje deri të dielën, në rajonin e Shkodrës do të bien sasi të mëdha shiu, të cilat përllogariten në më shumë se 30 mm.

Masat ajrore të ftohta do të vijë nga veriu dhe pritet që një stuhi të formohet përreth Podgoricës së Malit të Zi dhe Shkodrës duke shkarkuar sasi të mëdha shiu.

Reshje do të ketë edhe gjatë javës në pjesën qendrore dhe veri-perëndimore të vendit, por do të jenë me një intensitet më të ulët.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

cruyff flet per dembelen ai gjithmone thote se deshiron te qendroje 639327bd102f6
Story i mëparshëm

Cruyff flet për Dembelen: Ai gjithmonë thotë se dëshiron të qëndrojë

skadoi mandati i gjykateses vangelina markudova kushtetuesja ngeli me 6 gjykates 6393282948984
Story i radhës

Skadoi mandati i gjykatëses Vangelina Markudova, Kushtetuesja ngeli me 6 gjykatës

Të fundit nga

Google heq opsionin e famshëm pas 27 vitesh?

Prej 27 vitesh, Google u ka ofruar përdoruesve mundësinë që në faqen kryesore të tij të përdorin butonin “I’m Feeling Lucky” (“Ndjehem me fat”). Megjithatë, duket se kompania së shpejti mund ta
ShkoLartë