Moti me vranësira e me reshje shiu

September 14, 2024
1 minut lexim

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugperëndimor (në vend të mbi 70 km/h). Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 26 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht me vranësira dhe me diell. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të herëpashershme të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

DASH reagon lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Story i radhës

Skandal/ Situatë alarmante në Landfillin e Sharrës, emergjencë mjedisore për largimin e plehrave: S’ka vend më

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë