moti me shume e diell e bute te shtunen te dielen ftohte me debore e ere 67f02138a6616

Moti: Më shumë e diell e butë të shtunën, të dielen ftohtë, me dëborë e erë

April 4, 2025
1 minut lexim

Mendimi për motin – 4.04.2025

Të shtunën parashihet mot më i butë me intervale më të gjata me diell fillimisht. Pasdite me zhvillime të vransirave lokale, paraqiten mundësi për zhvillime të rigave lokale të shiut, apo ndonjë rrebeshi me bubullima përreth zonave malore. Frynë erë e lehtë veriperëndimore e perëndimore 2-4m/s. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 7C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 15C e 17C.

Ditën e diel mot dimëror. Të ftohtit arktik me sistemin frontal depërton mbi vend, që nga orët e mëngjesit. Reshjet e shiut shndërrohen në dëborë me rënie të temperaturave pranë 0C, e që deri në mbrëmje zbresin edhe nën, me minimale të hënën e të martën deri në -5C e -6C. Frynë erë më e fuqishme veriore 5-15m/s. Nga dita e hënë do të ketë intervale me diell, por dhe vransira që mund të jenë më të shumta nga pjesë lindore të vendit ditën e hënë. Temperaturat maksimale gradualisht shënojnë rritje deri në 7C e 8C të martën e mërkurën.

Reshjet e borës, në rast se do të jenë më të vazhdueshme, ultësirave formojnë shtresë 5-10cm, e viseve malore deri në 30cm.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

hakmarrja e dodik shpall ministren gjermane te padeshirueshme therret policine 67f020c11c0f7
Story i mëparshëm

​Hakmarrja e Dodik: Shpall ministren gjermane të padëshirueshme, thërret policinë

me ka kapur per tu puthur gjesti eglit me kerkese te cuditshme qe gjashte muaj se kam bere 67f02268996fc
Story i radhës

“Më ka kapur për t’u puthur”, Gjesti – Eglit me kërkesë të çuditshme: Që gjashtë muaj s’e kam bërë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë