moti i qendrueshem dhe vranesira te lehta ne zona malore parashikimi per kete te enjte 689d761837056

Moti i qëndrueshëm dhe vranësira të lehta në zona malore, parashikimi për këtë të enjte

August 14, 2025
1 minut lexim

Ditën e Enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në shumicën e territorit, ndërsa në orët e mesditës do të ketë shtim të vranësirave, kryesisht mbi relievet malore.

Sipas parashikimeve, në zonat malore vranësirat do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët, të cilat do të ndërpriten në orët e mbrëmjes.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore ajo pritet të arrijë deri në 9 m/s.

Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët, në nivelin 1-2 ballë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kapni cdo moment me inteligjencen e kameres ne galaxy z fold7 z flip7 689d5d4005b2e
Lajmi i mëparshëm

Kapni çdo moment me inteligjencën e kamerës në Galaxy Z Fold7 & Z Flip7

rron gjinovci godet ramen korrupsioni tkalle shqiperia digjet kryeministri me aeroplan privat 689d76912db92
Lajmi i radhës

Rron Gjinovci godet Ramën: “Korrupsioni t’kallë – Shqipëria digjet, Kryeministri me aeroplan privat”

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë