Moti i ligë, shkaktar i rrëzimit të helikopterit ku mbeti i vdekur presidenti iranian

1 minut lexim

Rrëzimi i helikopterit në të cilin mbeti i vdekur presidenti iranian, Ebrahim Raisi ishte shkaktuar kryesisht nga moti i keq që përfshinte mjegull të dendur, tha televizioni shtetëror i Iranit të dielën, duke cituar raportin përfundimtar të hetimit mbi incidentin.

Një raport fillestar ishte publikuar më herët në gusht, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi, që shihej si pasardhës i mundshëm i liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, vdiq kur helikopteri i tij u rrëzua në maj në një rajon malor pranë kufirit me Azerbajxhanin.

“Arsyeja kryesore e rrëzimit të helikopterit ishin kushtet e komplikuara të motit në rajon”, përfundoi raporti përfundimtar, sipas televizionit shtetëror të Iranit.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

41 të plagosur në sulmet ajrore ruse në Kharkiv

Story i radhës

Një ditë me rrymë, një pa rrymë, ankohen banorët e fshatrave të Malishevës

Të fundit nga