Moti i ligë në Shkup shkaktoi dëme – Rrugët edhe sot po pastrohen, disa lagje mbetën pa rrymë

July 19, 2024
1 minut lexim

Dru të rrëzuar dhe disa kabllo të rrymës elektrike përtokë. Për shkak që nuk punonin semaforët dhe komunikacioni u vështirësua.

Kjo ishte gjendja nga moti i ligë në lagjen “Maxhari” të Shkupit. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar edhe disa fotografi të shpërndara nga qytetarët, ku shihen disa drurë të rrëzuar në “Aerodrom” dhe bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”.

Pastrimi i rrugëve në Shkup vazhdoi edhe sot.

Nga EVN Maqedoni njoftojnë se ekipet e elektordistrubuimit dhe të MEPSO-s kanë arritur të rregullojnë defektin me rrymën elektrike në një pjesë të Shkupit.

“EVN Maqedoni shpreh falënderim të madh për MEPSO dhe ELNOS Shkup për angazhimin dhe mbështetjen e dhënë në situata të tilla krize dhe emergjente. Faleminderit edhe shfrytëzuesve për mirëkuptimin dhe durimin e tyre”, thotë EVN.

Përndryshe, Qendra për Menaxhimin e Krizave ka marrë njoftime për 35 drurë të rrëzuar, 15 shtylla, 21 çati të dëmtuara, 10 shtëpi të përmbytura dhe dy automjete të dëmtuara.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Ti je në zemrën tem…” – reagon Artan Hajrizi pas vrasjes së vëllait

Story i radhës

Rrufeja shkakton zjarr në urën e Kardhiqit, përfshihet nga flakët shtylla e tensionit, më tej përhapet në…

Të fundit nga

​Kadri Veseli feston datëlindjen e 58-të

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e tij të pesëdhjetetetë. Ai u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. Dy vite

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë