Moti i ligë godet Kroacinë, breshër dhe stuhi

May 6, 2025
1 minut lexim

Zona e Slavonski Brod dhe zona përreth saj u godit nga një stuhi e fortë, kanë njoftuar autoritetet kroate.

Në zonën përreth Slavonski Brod pati breshër. Një sasi e madhe akulli ra dhe fshati Shumeqe pësoi dëme serioze, transmeton Telegrafi.

Stuhia e fortë u shoqërua me breshër të paparë më parë nga banorët lokal.

Akulli i madh sa një vezë ka mbuluar fshatin, duke thyer degë, duke shkatërruar të mbjellat.

Aktualisht nuk ka informacione zyrtare për shkallën e dëmeve apo të lënduarve, por parashikimet theksojnë mundësinë e reshjeve të tjera gjatë natës.

Qytetarëve u këshillohet të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin me kujdes zhvillimin e situatës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Pesëdhjetë vjet Volkswagen Polo, veturë e vogël – sukses i madh!

Story i radhës

Java nis ters për 3 shenja të horoskopit! Probleme në punë, ankth dhe zënka, ja çfarë parashikojnë yjet!

Të fundit nga

​Masakër në Rusi

Pesë adoleshentë humbën jetën sot kur një festë e datëlindjes në rajonin Irkutsk të Rusisë u shndërrua në tragjedi. Sipas raportimeve, një i ri i dehur sulmoi me thikë të pranishmit në
sqmken
ShkoLartë