Moti i keq në Stamboll, MPJ me njoftim për gjendjen e shtetasve të RMV-së

January 25, 2022
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut për TV21 ka bërë të ditur se në Stamboll nuk ka asnjë shtetas i Maqedonisë së Veriut që gjendet në rrezik si pasojë e motit të ligë.

“Ju bëjmë me dije se Ministria e Punëve të Jashtme po e ndjek me kujdes situatën lidhur me motin e keq në Republikën e Turqisë, përmes Ambasadës në kryeqytetin turk, Ankara, si dhe Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll. Sipas informacioneve të deritanishme të marra nga përfaqësitë tona diplomatike e konsullore, nuk është regjistruar asnjë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut i rrezikuar në Turqi”, thanë nga MPJ-ja.

Me këtë rast, nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve të RMB-së që ndodhen në Turqi, nëse kanë nevojë për ndihmë t’i kontaktojnë në PDK-të tona, në numrat e telefonit në vijim:

+90 539 456 97 10, +90 536 351 43 07, +90 537 061 44 49 (Ambasada në Ankara);

ose +90 545 614 97 77 +90 212 251 22 33 (KP në Stamboll).

Mund të drejtoheni edhe në numrin e telefonit kujdestar të Ministrisë, +389 75 273 732 dhe në e-mail adresën në vijim: [email protected]

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse autonomia është një përbërës kyç për lumturinë dhe mirëqenien

Story i radhës

Befason Mickoski: Ne jemi sërish ndër më të korruptuarit në Evropë

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e
ShkoLartë