moti i keq ne kukes rreshqitje masive dherash ne aksin dushaj lekbibaj ja si paraqitet situata 6569affc7b264

Moti i keq në Kukës, rrëshqitje masive dherash në aksin Dushaj-Lekbibaj, ja si paraqitet situata

December 1, 2023
1 minut lexim

Luhatjet e motit në qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë prezentë ndërkohë që dhjetori ka nisur me vranësira dhe me reshje shiu e temperatura pozitive. Në orët e para të mëngjesit në Tropojë ka patur reshje shiu me intensitet të lartë. Nga informacioni i marrë nga Komision i Mbrojtjes Civile i Prefekturës Kukës rezulton se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Në disa segmente rrugësh ka patur rënie inertesh, gurësh si dhe bllokime tumbinosh. Si rezultat i reshjeve ka patur rrëshqitje masive të shpatit të malit në aksin rrugor Dushaj – Lekbibaj km 11. Si rezultat i punës së subjektit kontraktor që ka në kontratë këtë aks është bërë e mundur hapja e saj. Në akset tjera nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Në bashkinë Kukës rrugët rurale janë të kalueshme, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale.

Nga bashkia Kukës me mjetet e saj, është punuar për hapjen e tyre. Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç  Nj.Ad Surroi, Malzi, Kolsh, Arrën bashkia Kukës, Nj.Ad Golaj, Fajza dhe Gjinaj bashkia Has, Nj.Ad Fierzë dhe Bytyq bashkia Tropojë. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

qeveria ne gaza izraeli ka shkaterruar me shume se 60 per qind te shtepive ne rripin e gazes 6569af4a905f2
Story i mëparshëm

Qeveria në Gaza: Izraeli ka shkatërruar më shumë se 60 për qind të shtëpive në Rripin e Gazës

dash kritikon kosoven denime te uleta ne lidhje me terrorizmin 6569b1a2a7a1c
Story i radhës

DASH kritikon Kosovën: Dënime të ulëta në lidhje me terrorizmin

Të fundit nga

ShkoLartë