Bora dhe ngrica në Britaninë e Madhe shkaktuan probleme të mëdha në rrjetin rrugor dhe hekurudhor, me shumë shërbime të anuluara ose të vonuara ndjeshëm. Gjatë natës në disa pjesë të Skocisë temperatura ra në 15 gradë nën zero.
Moti i ashpër preku shërbimet në rrjetet Gatwick Express, Great Northern, Southern dhe Thameslink sipas Independent. U kërkohet pasagjerëve të udhëtojnë vetëm nëse është e nevojshme, pasi sot priten vonesa.
Problemet vijnë një ditë përpara se mijëra punëtorë të marrin pjesë në dy greva 48-orëshe të planifikuara nga punëtorët e hekurudhave.
Nga moti i keq u prekën edhe shkollat, ku disa mbyllën dyert të hënën. Ndërprerja duket se do të vazhdojë të martën, me disa shkolla që planifikojnë të qëndrojnë të mbyllura pasi mbizotërojnë temperaturat nën zero.
Burimi: GAZETA.MK