Moti i keq ‘izolon’ qarkun Kukës, bëhen të pakalueshme rrugët në 8 fshatra

December 11, 2022
1 minut lexim

Moti i keq i shoqëruar sot nga reshje të dendura shiu dhe stuhi kanë shkaktuar, probleme edhe në qarkun Kukës. Mësohet se në disa rrugë ka rënië inertesh dhe gurësh të cilat kanë sjellë bllokimin e disa fshatrave duke bërë të pamundur qarkullimin e banorëve Sipas raportimeve nga qyteti i Kukësit  fshatrat të cilat janë bllokuar janë: Nimçë, Carnalevë, Pakisht, Zapot, Xhaferraj, Tërshenë, Çajë, Shkinak etj. Nga ana tjetër, në rrugët nacionale qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme, ndërsa subjektet kontraktore po punojnë për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të rrugëve të bllokuara. Sakaq, rezervuarët po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm në të gjithë qarkun Kukës.

Aktualisht, reshjet e shiut po bien me intensitet të lartë duke rritur edhe prurjet në hidrocentralet e vegjël të Kukësit, prurje të cilat po rrisin me shpejtësi edhe nivelin e ujëmbledhësit më të madh hidrik në vend, atë të Fierzës.

Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ballkani pret Prishtinën, formacionet zyrtare

Story i radhës

Kovaçevski: Vendimi për ndryshimet kushtetuese jo i lehtë

Të fundit nga

ShkoLartë