Moti i keq “godet” vendin! Përroi del nga shtrati në Lezhë, evakuohet një familje…

min lexim

Emergjencat e prefekturës në Lezhë kanë publikuar përditësimin e fundit në lidhje me sutuatën në Lezhë.

Sipas përditësimit sasia e reshjeve deri tani është 160 mm, ndërsa mësohet se është evakuuar një familje në fshatin Mabë.

Në njësinë Administrative Blinisht ka patur dalje nga shtrati nga ana lindore të kanalit te ujerave te larta të Zadrimës në fshatin Krajnë dhe Fishtë, ku në këtë të fundit është rrezikuar një shtëpi.

Njoftimi

Gjatë natës dhe gjatë gjithë ditës kemi pasur shi me intensitet të lartë, ku sasia e reshjeve deri tani është 160 mm, raporton Stacioni Metereologjik i FA, Gjader.

Në Njësinë Administrative Dajç, si rezultat ka patur përmbytje në fshatrat Kotërr e Dajç, ku pas ndërhyrjes me mjetet e Bashkisë, gjendja është normalizuar.
Në orët e fundit eshte evakuar nga forcat e policise se Lezhes një familje në fshatin Mabë.

Në këtë njësi Administrative kemi sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore të përmbytura.

Në njësinë Administrative Balldren, ka probleme në fushen e Torovicës, pasi niveli i pompave thithese te hidrovorit është më lart se niveli i fundit të kanalit, e per pasoje jane nën uji rreth 500 ha tokë bujqësore.

Në Fshatin Kakarriq, ka prezencë te ujit në dy shtëpi, pasi hidrovori i Gocajve ka punuar me ndërprerje. Si pasoje ka sipërfaqe toke bujqësore te përmbytur në fshatrat Kakarriq, Gocaj e Balldren.

Në njësinë Administrative Blinisht ka patur dalje nga shtrati nga ana lindore të kanalit te ujerave te larta të Zadrimës në fshatin Krajnë dhe Fishtë, ku në këtë të fundit është rrezikuar një shtëpi.

Nga dalja jashtë shtratit të një përroi në fshatin Krajnë ka pasur dëmtim të ures që lidhë lagjen “Tertaj” me fshatin. Në këtë zone ka sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore të përmbytura.

Aktualisht lumi Drin ka rene ne kuoten +1.1 m nga +1,6 m qe arriti sot ( kuota kritike + 2.0 m, te ura e Lezhes. Ka kuota te larta ne lumin Gjader tek ura ne fshatin Gjader. Siperfaqe toke te permbytura ka edhe Njesite Administrative Blinisht Dajc.

Ne fushen e Torovicës po shtohen sip te permbytura nga reshjet pa nderpreje.

Situata aktuale ne Bashkine Kurbin. Qe prej 2 oresh kemi nje shtim te intesitetit te rreshjeve ne gjithe territorin. Megjithate, nga monitorimi i situates, nuk konstatohen problematika qe te kene shkaktuar rrezik ne jeten e njerezve dhe pronave.

Ka patur mungese energji elektrike ne disa zona te Nj.A Kthelle ne Mirdite por ne intervale kohore te shkurtër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Tifozët e Katarit lëshuan stadiumin që pas pjesës së parë

Story i radhës

​Vdes ylli i “Power Rangers”, Jason David Frank

Të fundit nga