moti fronti i ftohte nga veriu kontinental pritet te depertoje ne kosove 67e9a5dd198d9

​Moti, fronti i ftohtë nga veriu kontinental pritet të depërtojë në Kosovë

March 30, 2025
1 minut lexim

Java e ardhshme parashikohet të jetë me kushte të ndryshueshme atmosferike, me vranësira e reshje shiu.

Sipas të dhënave meteorologjike, më 7-8 prill një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë edhe në rajonin tonë, duke sjellë një masë ajrore të ftohtë.

Të hënën do të mbretërojë mot kryesisht i vranët, me vranësira që pritet të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4-6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 9-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë, raporton KosovaPress.

Mot i ngjashëm do të mbretërojë edhe ditën e martë. Temperaturat minimale do të zbresin nga 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 8-11 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 13-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

Mot i ngjashëm do të mbretërojë edhe ditën e enjte. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 12-16 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

Të premten do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë veriperëndimi e lehtë deri mesatare, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

krimbi i zjarrit mund te pickoje pushuesit ne mesdhe 67e9a53b811b6
Story i mëparshëm

​Krimbi i zjarrit mund të pickojë pushuesit në Mesdhe

einxhel shkira prek ndjekesit per bajram 67e9a70b9a4ab
Story i radhës

Einxhel Shkira prek ndjekësit për Bajram

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë