moti ekstrem mori mijera jete njerezish ne te gjithe evropen brenda 40 vitesh 61fd35b1bb71b

Moti ekstrem mori mijëra jetë njerëzish në të gjithë Evropën brenda 40 vitesh

February 4, 2022
1 minut lexim

Ngjarjet ekstreme të motit në të gjithë Evropën shkaktuan vdekjen e mbi 145 mijë njerëzve në katër dekadat e fundit, thuhet në një raport të Agjencisë së Mjedisit të BE-së.

Agjencia Evropiane e Mjedisit në një raport të publikuar të enjten njoftoi se ngjarjet ekstreme të motit si stuhitë, valët e të nxehtit dhe përmbytjet shkaktuan nga 85 mijë deri në 145 mijë vdekje njerëzore në periudhën 1980-2020.

Gjithashtu, fatkeqësitë e lidhura me klimën i kushtuan Evropës rreth gjysmë trilion euro.

Valët e të nxehtit ishin shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me motin, duke zënë më shumë se 85 për qind të totalit.

Shumica e vdekjeve u shkaktuan nga vala e të nxehtit të vitit 2003, e cila përbën midis 50 dhe 75 për qind të të gjitha viktimave nga ngjarje të tilla gjatë 40 viteve të fundit, thuhet në raport.

Valë të ngjashme të të nxehtit pas vitit 2003 shkaktuan më pak viktima pasi vendet morën masa për të reduktuar efektet shkatërruese të shkaktuara nga ngjarjet ekstreme të motit.

Hulumtimi përfshin 32 vende anëtare të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, përfshirë të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së si dhe Norvegjinë, Zvicrën, Turqinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin.

Të gjitha rajonet e Evropës po përballen çdo vit me humbje ekonomike dhe vdekje nga ngjarjet ekstreme të motit dhe klimës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

startup shqiptar i dergesave ushqimore hajde app ngriti nje investim prej 1 milione dollare 61fd35ae80b7b
Story i mëparshëm

Startup Shqiptar i dërgesave ushqimore Hajde App ngriti një investim prej 1 milionë dollarë

3 arsye pse kafeja mund tju beje te ndjeni te perziera 61fd35b5ca720
Story i radhës

3 arsye pse kafeja mund t’ju bëjë të ndjeni të përziera

Të fundit nga

Son i vendosur për trofeun e parë me Tottenham

Kapiteni i Tottenham Hotspur, Son Heung-Min, është i vendosur të shkruajë histori me klubin londinez në finalen e Europa League kundër Manchester United, që zhvillohet të mërkurën në Bilbao. Son, në konferencën
ShkoLartë