moti ekstrem mbreteron ne evrope franca njofton per mbi 1000 viktima 6a41435403385

Moti ekstrem mbretëron në Evropë, Franca njofton për mbi 1000 viktima

June 28, 2026
1 minut lexim

E vala e të ngrohtit ekstrem po vazhdon të mbretëron mbi Evropë. Më e goditura mbetet Franca, ku zyrtarët raportuan për më shumë se 1000 vdekje të shkaktuara nga temperaturat ekstreme.

Temperaturat ekstreme, të cilat në shumë pjesë të Evropës tejkaluan 40 gradë celsius, po vazhdojnë të mbretërojnë mbi kontinent duke shkaktuar viktima dhe probleme. Më e goditura mbetët Franca ku, sipas zyrtarëve, më shumë se një mijë persona kanë vdekur nga pasojat e të ngrohtit ekstrem përderisa autoritetet paralajmërojnë se këta numra do të rritën me arritjen e më shumë informatave.

Përveç Francës, të goditura janë edhe vendet tjera evropiane me dhjetëra vdekje të raportuara në Gjermani dhe Poloni- Zyrtarët në gjermani gjithashtu ndaluan në pjesë të linjave hekurudhore si dhe transportit lokal përderisa shumë qytetarë nuk lëvizin nga shtëpitë e tyre gjatë orëve të ditës.

I ngrohti ekstrem ka ulur nivelin e lumenjve duke krijuar telashe edhe në prodhimin e energjisë elektrike – Centralet në Hungari dhe Gjermani kanë njoftuar për pauza në prodhim të energjisë për shkak të temperaturave ekstreme.

Meteorologët kanë thënë se pritet që vala ekstreme mbi Evropën qendrore do të zbutët gjatë ditëve të ardhshme por pritet që ajo do të lëvizë drejtë vendeve të Ballkanit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kishin mbetur te bllokuar ne kanionet e gjipese ne shqiperi dalin detajet se si u nxoren dy turistet 6a4142ef9bdb7
Lajmi i mëparshëm

Kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e Gjipesë në Shqipëri, dalin detajet se si u nxorën dy turistët

mozzik shfaqet krah shkurte fejzes respekt per gjithcka qe i ka dhene muzikes dhe kultures sone 6a41441d66287
Lajmi i radhës

Mozzik shfaqet krah Shkurte Fejzës: Respekt për gjithçka që i ka dhënë muzikës dhe kulturës sonë

Të fundit nga

ShkoLartë