mozzik shfaqet krah shkurte fejzes respekt per gjithcka qe i ka dhene muzikes dhe kultures sone 6a41441d66287

Mozzik shfaqet krah Shkurte Fejzës: Respekt për gjithçka që i ka dhënë muzikës dhe kulturës sonë

June 28, 2026
1 minut lexim

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë me ikonën e muzikës popullore shqiptare, Shkurte Fejza.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, Mozzik shfaqet krah artistes së mirënjohur, ndërsa e ka shoqëruar postimin me një mesazh plot vlerësim dhe respekt për kontributin e saj në muzikën shqiptare.

“Nder dhe kënaqësi ta ndaj këtë moment me ikonën e muzikës shqiptare, Shkurte Fejzën”.

“Respekt për gjithçka që i ka dhënë muzikës dhe kulturës sonë”, ka shkruar reperi ndër tjerash.

Fejza prej dekadash është një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar, me një karrierë të pasur dhe një repertor që ka lënë gjurmë në muzikën dhe kulturën kombëtare.

Ndërsa Mozzik, një nga emrat më të suksesshëm të skenës moderne, dëshmoi edhe një herë se vlerësimi për artistët që kanë ndërtuar historinë e muzikës shqiptare mbetet i veçantë për të.

Ata u takuan në Suharekë, në Golden Eagle Karneval, ku u mbajt për dy net radhazi me përplot performanca të artistëve të njohur.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

moti ekstrem mbreteron ne evrope franca njofton per mbi 1000 viktima 6a41435403385
Lajmi i mëparshëm

Moti ekstrem mbretëron në Evropë, Franca njofton për mbi 1000 viktima

koalicioni mes mendi qyres dhe vmro dpmne se ne struge nuk funksionon 6a41481110d9e
Lajmi i radhës

Koalicioni mes Mendi Qyrës dhe VMRO-DPMNE-së në Strugë nuk funksionon

Të fundit nga

ShkoLartë