kishin mbetur te bllokuar ne kanionet e gjipese ne shqiperi dalin detajet se si u nxoren dy turistet 6a4142ef9bdb7

Kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e Gjipesë në Shqipëri, dalin detajet se si u nxorën dy turistët

June 28, 2026
1 minut lexim

Gjatë ditës së djeshme është bërë e mundur nxjerrja e dy turistëve nga Kanionet e Gjipesë, ku një çift kishte mbetur i bllokuar pasi njëri prej tyre kishte pësuar thyerje në këmbë gjatë ecjes në terrenin e vështirë.

Pas një operacioni shpëtimi, është bërë e ditur se i lënduari u nxor nga kanioni dhe u dërgua drejt Spitalit të Himarës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në operacion morën pjesë shërbimet zjarrfikëse të Himarës, Komisariati i Policisë Himarë, shërbimet e Policisë Kufitare të Dhërmiut.

Poashtu edhe ekipi i Urgjencës së Spitalit të Himarës, të cilët bashkëpunuan për të përfunduar me sukses ndërhyrjen në një zonë me terren të vështirë.

Raste të tilla janë përsëritur edhe më parë në Kanionin e Gjipesë, për shkak të relievit të thyer dhe aksesit të kufizuar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vala e te nxehtit pushton kosoven te henen temperaturat deri ne 38 grade 6a414275b9898
Lajmi i mëparshëm

​Vala e të nxehtit “pushton” Kosovën, të hënën temperaturat deri në 38 gradë

moti ekstrem mbreteron ne evrope franca njofton per mbi 1000 viktima 6a41435403385
Lajmi i radhës

Moti ekstrem mbretëron në Evropë, Franca njofton për mbi 1000 viktima

Të fundit nga

ShkoLartë