Greqia është përfshirë nga disa zjarre pasditen e sotme si pasojë e temperaturave të larta dhe nga erërat e forta.
Mediat greke raportojnë se vatrat zjarrit po përhapen në Kouvaras, Anavyssos, Lagonisi dhe Saronida, në afërsi të Atikës.
Erërat e forta me intensitet 6-7 Bofort, kanë djegur disa banesa në këto zona (Kouvara dhe Lagonisi), por, fatmirësisht banorët janë evakuuar.
Sakaq policia greke ka njoftuar pezullimin e transportit për ndërprerje të qarkullimit të mjeteve.
Burimi: GAZETA.MK