Motër e vëlla, Erjona dhe Erioni u pranuan në fakultetin e mjekësisë si të parët në listë

min lexim

Në Kosovë ka nxënës që nga vetë natyra janë punëtor dhe të sjelljeshëm në shkollë jashtë saj, domosdoshmërisht edhe të suksesshëm në mësime. Ata nuk presin çdo gjë nga profesorët por i përvishen punës vetë, punojnë dhe krijojnë shprehi punë ose me një fjalë e nëxejnë karrigen.

Të tillë janë edhe binjakët nga qyteza e Dragashit Erjona dhe Erioni, nxënës shembullor si në mësime ashtu dhe në sjellje, të vlerësuar dhe respektuar nga shokët e shoqet e tyre, nga mësimdhënësit dhe nga prindërit.

Era dhe Eri pasi mbaruan shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash, konkurruan në konkursin e pranimit të studentëve të rinj në fakultetin e mjekësisë-drejtimi Farmaci për vitin akademik 2022/23, motër e vëlla testin pranues e plotësuan pa gabime ngase në listë u riradhiten si të parët, Erjona si e para, nën numrin 1 (një) kurse vëllai i saj binjak Erioni si i gjashti, e cila gjë duhet t’i ndërgjegjësoj edhe nxënësit tjerë, se me punë arrihet çdo gjë si në mësime ashtu edhe në jetë.

Sot Erjona dhe Erioni ishin nxënës shembullor, nesër do të jenë student të shkëlqyer dhe mjekë shumë të suksesshëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

806 qytetarë të infektuar nga Covid në 24 orët e fundit, ndërron jetë 79-vjeçari nga Vlora

Story i radhës

Dy yjet do të largohen menjëherë nga ekipi brenda 48 orësh

Të fundit nga