Dita e shtunë fillon me intervale me diell. Gjatë ditës më pas priten zhvillime të vransirave. Që më vonë vende-vende shoqërohen me rrebeshe shiu e bubullima. Lokalisht ka gjasa që rrebeshet të jenë më të theksuara.
Temperaturat minimale zbresin në 14C e 17C, derisa gjatë ditës maksimalet shkojnë në 28C e 31C.
Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat maksimale 29C deri 32C.
Nga dita e hënë përkeqësim i motit, me të reshura shiu që do të jenë më të përhapura në vend. Rrebeshe shiu paraqiten ditën e martë, derisa të mërkurën do të ketë më shumë intervale me diell, porse do të mbajë mot më i freskët, meqenëse temperaturat zbresin deri në 22C e 23C.