Mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell

min lexim


Në mëngjes në disa lugina në vend moti do të jetë me kushte për paraqitje të mjegullës së dobët dhe vranësirave të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit pritet të ketë erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 14, ndërsa maksimalja do të jetë prej 15 deri 21 gradë Celsius.

Në Shkup në mëngjes moti do të jetë me kushte për paraqitje të mjegullës së dobët, ndërsa gjatë ditës pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 21 gradë.


Deri të dielën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ftohtë. Të premten dhe të shtunën priten reshje të dobëta lokale të shiut, kryesisht në pjesët perëndimore. Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot stabil dhe i qetë, me temperatura të ulëta të mëngjesit.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Normalizohet komunikacioni në rrugën Shkup-Veles

Story i radhës

Kanabisi mjekësor/ “S’duhet të jenë përdorues droge”- Zbardhet udhëzimi për pastërtinë e figurës së pronarëve!

Të fundit nga