Mot me diell dhe temperatura deri 23 gradë Celsius

min lexim


Moti sot në mëngjes do të jetë i freskët, nëpër disa fushëgropa dhe lugina lumenjsh me kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës me diell dhe me vranësira të matura lokale, më shumë në orët e pasdites. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 18 deri 23 gradë Celsius.


Në Shkup mëngjesi do të jetë i ftohtë, në disa pjesë të fushëgropës me mjegull. Gjatë ditës me diell dhe me vranësira lokale dhe qetë. Temperatura minimale do të zbresë deri 2, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 23 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, në ditët në vijim do të vazhdojë periudha e motit stabil me mëngjese të ftohta ku temperaturat vende-vende do të zbresin edhe nën zero.


“Nëpër disa fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit apo vranësirave të ulëta. Temperatura e ditës do të jetë pa ndryshime të konsiderueshme”, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Moti sot me diell dhe vranësira lokale, temperatura maksimale deri në 23 gradë Celsius

Story i radhës

Me doza kanabisi gati për shitje, vihet në pranga 33-vjeçari në Bulqizë

Të fundit nga