Mot me diell dhe ngrohtë deri në 33 gradë, nga nesër më ftohtë dhe reshje shiu

min lexim

Shkup, 27 shtator – Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 33 gradë.

Në Shkup me diell dhe ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 32 gradë.

Të dielën nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të ftohtë nga veriu do të ketë ndryshim më të theksuar të motit. Do të ketë reshje të herëpashershme shiu me paraqitje lokale të bubullimave dhe erë të fortë. Ditën e hënë do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, do të fryjë erë e fortë nga veriu, ndërsa temperatura ditore do të ulet ndjeshëm (për 8 deri në 10 gradë). Më pas në dy ditët në vijim do të mbajë mot me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje graduale.

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Neokirurgu rrëfen njohjen me familjen mbretërore të Spanjës: Ja mesazhi që më dërgoi vajza Mbretit kur u ktheva në Shqipëri

Story i radhës

Me goditjen ndaj Nasrallahut, Izraeli shpreson të shmangë operacionin tokësor në Liban

Të fundit nga