Mot i vranët, me mjegull dhe reshje shiu



Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, përgjatë Vardarit dhe në lugina me paraqitje të mjegullës. Pasdite do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu në pjesët perëndimore dhe veriore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë Celsius, njoftoi DPHM.

Në Shkup paradite pjesërisht me vranësira dhe mjegull, gjatë ditës me kushte për reshje të shkurtra shiu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 11 gradë.



Stabilizim të përkohshëm të motit do të ketë të premten dhe të shtunën në mëngjes. Nga e shtuna kah fundi i ditës do të nisë valë e re reshjesh, kryesisht me reshje shiu, në malet e larta borë, ndërsa gjatë natës së diel dhe të dielën herë pas here do të ketë reshje më të dendura. Ditën e hënë do të mbajë mot më i ftohtë, me reshje të dobëta shiu, ndërsa në male dhe në vendet më të larta do të bie borë e dobët.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Tesla ka shitur 1.8 milion vetura në vitin 2023

Story i radhës

“Jemi këtu për t’ju përkrahur, ndihmuar dhe promovuar”/ Pas takimit deklarohen Gërvalla dhe Cameron

Të fundit nga