Mot i kthjellët me alternime vranësirash, temperaturat ulen në mëngjes

1 minut lexim

Vendi ynë do të paraqitet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke diktuar mot të kthjellët me alternime vranësirash ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore duke rrezikuar reshje të izoluara në ekstremin verior.

Orët e pasdites do të largojnë gradualisht vranësirat nga i gjithë territori duke ia lënë vendin moti të kthjellët dhe vranësirave kalimtare ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në Shkodër, Tiranë, Durrës, Lezhë, Vlorë dhe Sarandë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ky është numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

Story i radhës

Qerkini: Jemi për dialog, por kërkojmë që në Marrëveshje të jetë një pikë e veçantë për të pagjeturit

Të fundit nga