Mot i kthjellët gjatë paradites, si do të luhaten temperaturat pasdite

min lexim

Pjesa e parë e ditës do të jetë kryesisht me kthjellime në një pjesë të mirë të territorit, por pritet të ketë dhe kalime të përkohshme të vranësirave të lehta. Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditë vranësirat gradualisht do të bëhen mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës gjatë paradites parashikohet të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. POR parashikohet që në orët në vijim vranësirat të shtohen në të gjithë vendin, duke bërë që vranësirat të jenë dominuese në një pjesë të mirë të territorit.

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonisë së Veriut prej disa ditësh ndodhet në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin gjatë të hënës në orët e para të ditës alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Ndërsa në orët në vijim pritet të ketë shtim të vranësirave në të gjithë vendin.

Rajoni dhe Evropa

Evropa Veriore do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku do të ketë vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. Gjithashtu edhe pjesa më e madhe e Evropës Qendrore paraqitet me vranësira dhe rrebeshe shiu. Ndërsa Lindje dhe Juglindja e kontinentit do të dominohen nga kthjellimet dhe vranësirat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Si ta zgjidhni karrierën derisa jeni ende në dilemë?

Story i radhës

Granatohet Kievi

Të fundit nga