Mot i kthjellët deri në mesditë, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e sotme

September 22, 2022
1 minut lexim

Territori shqiptar deri në mesditë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, dhe kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, mesdita dhe pasditja do të shfaqin vranësirat në vend, ku në zonat e thella malore do të krijojnë dhe mundësi të pakta për momente me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6 gradë Celsius deri në 25 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vuçiç flet “kornizën e re” të dialogut: Më është propozua, por e refuzova

Story i radhës

Promovimi apo transferimi i efektivëve, Muhamet Rrumbullaku paralajmëron ndryshime në punën e Policisë!

Të fundit nga

ShkoLartë