Mosrespektimi i ligjit për përmbarues. Zyberi: Përmbaruesit nuk respektojnë afatet për vjetërsim të lëndëve

1 minut lexim

Avokati i Popullit alarmoi edhe për mosrespektimin e ligjit për përmbarues dhe marrëdhënie obligative nga ana e përmbaruesve. Siç njoftoi Zyberi, përmbaruesit nuk e respektojnë ligjin për vjetërsimin e lëndëve, e cila parasheh që lënda të vjetërsohet nëse në afat prej pesë viteve nga aktvendimi i plotfuqishëm, nuk fillon procedura e përmbarimit, ose nëse është bërë kërkesë dhe nuk përmbarohet në afat prej 10 viteve. Përmbaruesit arsyetohen se ligji nuk i obligon ata që të sjellin vendim për vjetërsim të lëndës. Fatkeqësisht, siç u shpreh Zyberi, edhe Gjykatat Themelore dhe të Apelit i konfirmojnë vendimet e përmbaruesve dhe nuk pranojnë ankesat e qytetarëve.

“Edhe Gjykatat Themelore po ashtu i refuzojnë parashtresat e qytetarëve në vendimet e përmbaruesve për refuzim të kërkesës dhe i vërtetojnë vendimet e përmbaruesve. Përjashtim nga kjo mënyrë e veprimit kanë bërë gjykata e Manastirit dhe e Kumanovës por fatkeqësisht edhe vendimet e këtilla të këtyre gjykatave të këtyre qyteteve janë anuluar pastaj nga Gjykatat e Apelit”, tha Naser Zyberi, avokat i popullit.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

​AAK mbledh udhëheqësit e degëve të rajonit të Prishtinës

Story i radhës

Pendarovski: Kandidohem sërish jo vetëm që të marr pjesë në zgjedhje, por të fitoj!

Të fundit nga