Fair-Play Financiar nuk është zhdukur. Sigurisht që do të ndryshojë, ku rregullat do të rishikohen në muajin maj dhe do të hyjnë në fuqi pas disa kohësh, sipas të gjitha gjasave që nga sezoni 2024/2025.
Ndërkohë, UEFA ka vënë syrin te buxhetet e gjysmës së klubeve europiane, dukshëm të prekura nga pandemia globale e COVID-19.
Rezultati tregon se rreth 30 klube nuk arritën të përmbushin standardet e Nionit.
Mes tyre janë tre italiane, Interi, Milani dhe Roma, të cilët kanë marrë një komunikim me shkrim nga qeveria e madhe e futbollit europian për këtë gjë.
Dhe sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, së shpejti mund t’I bashkohet dhe Juventusi këtyre tre klubeve.