Mospjesëmarrja e Shakirës në ceremoninë e hapjes të Kupës së Botës vë në rrezik karrierën e saj?

min lexim

Disa ditë më parë u zbulua se Shakira e ka refuzuar ftesën për të performuar në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës Katar 2022.

Këngëtarja latine, një përfaqësues e rregullt në këtë lloj eventi, siç është parë në Kupat e Botës së kaluar, nuk do të performojë në Katar, ashtu si Dua Lipa.

Pa Shakirën , ceremonia humbet shumë, pasi ajo është një nga artistet më të përfolura të momentit. Ndarja e saj nga Gerard Pique ka shërbyer vetëm për të rritur fansat e saj.

Sipas gazetës ‘Metro’, këngëtarja nuk ka qenë asnjëherë në bisedime për të performuar në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës 2022. Thashethemet mund të vijnë nga fakti se organizatorët e ceremonisë së hapjes kanë krijuar një listë të artistëve që do të donin të performonin dhe mes tyre ishte edhe Shakira . Ky konfuzion për pak i ka kushtuar shtrenjtë këngëtares kolumbiane.

Nuk kishte asnjë deklaratë zyrtare nga Shakira , por mediat sociale tashmë kanë dhënë verdiktin e saj. Duke u lidhur me këtë ceremoni, Shakira ishte në rrezik për të humbur reputacionin e saj për disa kohë, pasi shumë artistë kanë refuzuar të performojnë në Katar pavarësisht milionave që u janë ofruar.

Shakira ka qenë gjithmonë një person thellësisht e përkushtuar ndaj barazisë dhe të drejtave të njeriut, diçka për të cilën do të ishte pyetur nëse do të kishte pranuar të performonte në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës 2022.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përse Putini nuk flet më për luftën në Ukrainë?

Story i radhës

Aleanca për Shqiptarët: Taravari nuk është takuar me Ali Ahmetin në Zajaz, lajmi është i rremë

Të fundit nga