Mospërdorimi i ujit të Badovcit, a po kontrollohen bizneset?

November 5, 2024
1 minut lexim

Ka thuajse një muaj që uji i liqenit të Badovcit është jashtë përdorimit e kjo si shkak, i nivelit të manganit në të.

E megjithatë, ndonëse qytetarët kanë ndaluar së përdoruri ujin e njëjta nuk mund të thuhet për bizneset.

Ani pse uji po shërbehet në paketime, nuk ka asnjë element që garanton se shërbimet e tjera që përfshijnë ujin në të, po përdoret ujë i blerë.

Për disa biznese, qytetarët po ndihen të sigurt.

“Jo, spo shërbejnë ujë. As çaj, vetëm ujë të blerë. Po na thonë se po e blejnë me bidonë. E kemi një biznes afër, e dimë se çka përdorin. U përmbahen rregullave”, ka theksuar Fadil Latifi, qytetar.

E për të tjerë, ata thonë se do duheshin inspektuar.

“Ka nevojë. Do ishte më i sigurt”, ka deklaruar Shpresa Latifi, qytetar.

“A po mendon që blejnë bidonë për kafe e qaj a? Asnjëra…”, ka thënë një qytetar.

Bizneset nuk kanë pranuar të deklarohen e ato që u deklaruan prapa kamerave, thonë se po furnizohen me bidonë të blerë.

Por për këtë nuk shprehen të bindur as deputetë të cilët, këtë çështje e ngritën edhe vet.

“Ç’ka kam pa është jo, nuk po monitorohen aspak. S’kanë përgjegjësi, zero përgjegjësi ndaj konsumatorit. Inspektorati duhet të dale me raporte, shifra e të dhënave, t’iu nisë letra për rrezikun”, ka deklaruar Ganimete Musliu, deputete e PDK-së.

E megjithatë, të tjerë vlerësojnë se është obligim e inspektorët veçse janë në terren.

“Inspektorët veçse janë në terren, nuk kemi numër të madh të tyre dhe nuk mund të arrijnë gjithkund por ata po i monitorojnë këto biznese. I ftojmë ato të jenë në nivel deter, çka vlen për qytetarët vlen edhe për bizneset, deri në njoftime të radhës”, ka theksuar Fatmire Kollçaku, kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Televizioni ka kontaktuar me Ibrahim Tërshnjakun, përgjegjësin në Inspektoratin Sanitar në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, por i njëjti ka thënë të kontaktohen Ministria. E njëjta, nuk i është përgjigjur interesimit të televizionit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Osmani takohet me përfaqësuesit e UNICEF-it në Kosovë: Të rinj tanë, pasuria më e vlefshme

Story i radhës

Zarf i bardhë në shtëpi, ja çka shkruhet në të

Të fundit nga

ShkoLartë