Moska reagon me zemërim ndaj premtimit të NATO-s për më shumë mbështetje për Ukrainën

1 minut lexim

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka folur për gazetarët, në lidhje me mbështetjen që NATO i ka premtuar Ukrainës, gjatë samitit në Uashington.

”Kundërshtarët e Rusisë në Evropë dhe Amerikë nuk e mbështetën dialogun…ose paqen”, theksoi Peskov, shkruan BBC.

Ai shton se me këmbënguljen e aleancës se Ukraina është në “rrugën e pakthyeshme” të anëtarësimit në NATO, “ishte e qartë se liderët perëndimorë po kërkonin humbjen strategjike të Rusisë”.

Moska, thotë ai, “do të përgjigjet me masa të koordinuara… për ta mbajtur NATO-n nën kontroll”, duke mos dhënë detaje se çfarë mund të jenë ato.

Duke shkruar në mediat sociale, ish-presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev thotë se Rusia duhet të sigurojë që “rruga e pakthyeshme e Ukrainës drejt NATO-s të përfundojë ose me zhdukjen e Ukrainës, ose NATO-s, ose më mirë akoma të dyja”.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Sherr në një lokal në Tropojë, 40 vjeçari godet me thikë 3 persona

Story i radhës

Bie nga biçikleta, ndahet nga jeta pjesëtari i stafit të Kaiserslauternit

Të fundit nga