Moska “nuk do ta pranojë” çmimin tavan vendosur nga G7 për naftën ruse

December 3, 2022
1 minut lexim

Agjencia TASS citoi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov të thoshte se Moska po e analizonte këtë masë.

Rusia tha po të shtunën se do të vazhdojë të gjejë blerës për naftën e saj, pavarësisht asaj që ajo e cilësoi përpjekje “të rrezikshme” nga qeveritë perëndimore për të vendosur kufirin e çmimit në eksportet e saj të naftës.

Një koalicion i vendeve perëndimore të udhëhequr nga G7-a ranë dakord të premten të kufizojnë çmimin e naftës ruse të transportuar nga deti në 60 dollarë për fuçi.
Synimi i kësaj mase është të kufizohen të ardhurat e Moskës dhe të dëmtohet aftësia e saj për të financuar agresionin në Ukrainë.

Rusia ka thënë vazhdimisht se nuk do të furnizojë me naftë vendet që zbatojnë çmimin tavan – një qëndrim i rikonfirmuar nga Mikhail Ulyanov, ambasadori i saj në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, në postime në mediat sociale.

Në komente të publikuara në Telegram, ambasada e Rusisë në Shtetet e Bashkuara kritikoi atë që e cilësoi “ndryshim” i parimeve të tregut të lirë dhe përsëriti se nafta e saj do të vazhdojë të jetë e kërkuar pavarësisht masave.

“Hapa të tillë do të rezultojnë në mënyrë të pashmangshme në rritjen e pasigurisë dhe imponimin e kostove më të larta për konsumatorët e lëndëve të para,” tha ambasada./VOA

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Qeveria në Poloni nënshkruan rregulloren që zgjat normën zero të TVSH-së për ushqimet

Story i radhës

Përparim Rama bëhet me zyrë edhe në objektin e ri të Komunës

Të fundit nga

ShkoLartë