“Kjo në Ukrainë do të jetë një krizë afatgjatë”.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë për kanalin televiziv amerikan MSNBC, raportuar nga agjencia ruse Interfax.
“Gjatë kësaj krize, Perëndimi ka treguar qëndrimin e tij të vërtetë ndaj Rusisë, “nuk do t’i besojmë më kurrë”, shtoi ai.
Në një kohë që lufta ka hyrë në ditëne 118, tani përplasjet më të ashpra janë të fokusuara në rajonin e Donbass, aty ku rusia po godet fort disa qytete.