Nga Buxheti, vitin e ardhshëm duhet të tranferohen 850 milion euro vetëm për Fondin Pensional. Për pagesën e pensioneve, nevojiten 1.6 miliardë euro.
Numri i pensionistëve, brenda vitit, mesatarisht rritet për 1.700 persona. Në kohën kur trendi i emigrimit të të rinjve rritet nga viti në vit, ulen të hyrat e kontributeve. Kufiri I moshës së pensionistëve dhe buxheti për pensionet, ditëve të fundit janë bërë tema diskutimesh publike, ku jepen ide dhe propozime të reja.
Koordinatorja e përhershme e OKB-së në Maqedoninë e Veriut, Rita Kolumbia, gjatë një prononcimi për Agjencinë e Lajmeve – MIA, vlerëson se duhet të shqyrtohet me vëmendje kufiri I moshës për pensionimin, duke shtuar se personat mbi 60 vjec duhet vet të vendosin nëse duan të vazhdojnë të punojnë, e jo të jetë e obligueshme.
RITA KOLUMBIA
“Shumë njerëz në RMV të moshës 67 vjec, ndoshta nuk janë të gatshëm të vazhdojnë me punë. Për këtë shkak duhet t`u mundësohet jetë aktive e të shëndetshme, kurse puna të jetë zgjedhje personale. Nëse gëzojnë shëndet dhe janë aktiv, mund të vazhdojnë punën ose biznesin personal, por kjo duhet të jetë sipas dëshirës personale”
Por, lidhur me moshën e pensionimit në skenë paraqiten edhe propozime tjera. Njëra prej tyre është edhe rritja e TVSH-së nga 18 në 19.5%. Një propozim të këtillë, Kryeministri Mickoski, ka marrë nga komuniteti i biznesit.
Kryeministri është shprehur I prerë – propozimi për rritjen e kufirit të moshës dhe shkallë tatimore për pensionimin nuk janë të pranueshme, por për rritjen e TVSH-së, thotë se do të bëhen analiza.
Ndryshe, TVSH-ja llogaritet dhe paguhet në të gjitha fazat e prodhimtarisë dhe tregtisë.
Nga Këshilli Fiskal ditëve të fundit deklaruan se situata në Sigurimin Pensionalo-Invalidor është e paqëndrueshme. Nëse nuk pranohen propozimet e tyre, Qeveria duhet t`i rrisë taksat.
Për momentin kufiri I moshës për pensionimin është 62 vjet për gratë dhe 64 për burrat dhe së paku 15 vite stazh pune.
Pensioni mesatar në vend është diç më tepër se 21.000 denarë.
Burimi: TV KLAN