“Mos vini kronometër për ballkanasit, shumë gjermane për ne”/ Rama nis me batuta Forumin në Bled, moderatori: Sa herë jemi të dy në skenë, gjërat bëhen virale

1 minut lexim

Paneli i diskutimit të kryeministrave gjatë Forumit Strategjik të Bledit nisi me batuta mes kryeministrit tonë, Edi Rama dhe moderatorit.

Gazetari nisi të flasë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, por kryeministri ndërhyri, duke kërkuar më shumë minuta në dispozicion për të dhënë përgjigjen.

“Jua kam thënë pak ditë më parë, po e them dhe këtu, kur ftoni njerëz nga vende nga Ballkani, mos vini kronometër, të qenit shumë gjerman nuk është gjë e mirë. Kjo është arsyeja pse amerikanët ju kanë rekrutuar lehtësisht”, tha Rama.

“Sa herë jemi të dy në skenë, gjërat bëhen virale. Sepse kemi rrënjë turke të dy”, tha moderator, duke u rikthyer sërish te çështja e integrimit.

Story i mëparshëm

​Ngrihet aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte

Story i radhës

KESCO hap zyrtarisht pikë në aeroportin “Adem Jashari”

Të fundit nga