Mos vaksinimi i fëmijëve është më e rrezikshme se reagimet e përkohshme pas vaksinimit, paralajmërojnë autoritetet

min lexim

Shkup, 15 nëntor – Përfshirja e vaksinimit te fëmijët para pandemisë së koronavirusit ishte rreth 95 për qind, por dy vitet e fundit ka shënuar rënie. Për shkak të lëvizjes nga një vend në tjetrin, fëmijët e pavaksinuar në një farë mënyre rrezikohen të vijnë në kontakt me sëmundjen që tashmë është çrrënjosur, thotë dr. Katerina Stavriq, drejtoreshë e Klinikës për sëmundje të fëmijëve.

 

Dr. Stavriq thotë se sa i takon vaksinimit ndiqen të gjitha reagimet negative që shfaqen.

“Nuk ka vaksinë qind për qind të sigurt, ka reagime, por janë kryesisht reagime të lehta dhe vetëkufizuese që kalojnë spontanisht dhe nuk lënë asnjë pasojë për shëndetin e fëmijëve. Intensivisht ndiqet lidhja e vaksinës me kushte të caktuara, megjithatë nuk vërtetohet lidhje e drejtpërdrejtë e këtyre kushteve me vaksinën. Në këtë aspekt, vaksinat janë të sigurta”, sqaron drejtoresha.

Ajo informoi se në pikat e vaksinimit ka edhe pediatër me të cilët prindërit mund të konsultohen dhe të marrin përgjigje për të gjitha dilemat dhe pyetjet. Shtoi se vitet e para të jetës së fëmijëve janë më të ndjeshmet ndaj sëmundjeve dhe për këtë arsye është i rëndësishëm vaksinimi i tyre.

Dr. Aleksandra Grozdanova vuri në dukje si shembull të suksesshëm imunizimin e 46 mijë fëmijëve pas shpërthimit të fruthit në vendin tonë në vitin 2018.

“Në periudhën prej gjashtë muajsh u vaksinuan 6.000 fëmijë të moshës nga 0 deri në 14 vjeç. Kjo vaksinë është e ngarkuar me atë gjendje për shfaqjen e autizmit dhe nëse është treguar diçka në nivel kombëtar, domethënë, ajo është se nga të gjitha 46.000 dozat ne nuk kemi parë vërtetë asnjë raport nga prindërit që tregojnë se fëmijët kanë zhvilluar autizëm. Kjo tregon se ata prindër tani janë të qetë që kanë ndërmarrë hapin e duhur dhe fëmijët e tyre tani janë të mbrojtur nga fruthi, gjithashtu po përballemi me një rënie të përfshirjes tani për të njëjtën sëmundje”, theksoi ajo.

Shfaqja e sëmundjeve të çrrënjosura po ndodh edhe në Evropë. Dr. Grozdanova thotë se është për të ardhur keq që në vitin 2022 po përballemi me një shpërthim të një sëmundje e cila ka kohë që është çrrënjosur.

Apeloi deri te të gjithë prindërit që t’i besojnë vaksinës dhe t’i mbrojnë fëmijët e tyre nga sëmundjet që mund të shfaqen.

Përfaqësuesja e UNICEF-it në vend, Patricia Dixhovani, apeloi se imunizimi është një nga masat më efektive për të shpëtuar jetën në kohët moderne.

“Me vaksinimin kemi shpëtuar numrin më të madh të jetëve të fëmijëve. Një numër i madh i prindërve janë vaksinuar vetë dhe ne kemi arritur gjithashtu të zhdukim shumë sëmundje në komunitet. Dhe ato sëmundje nuk i shohim më dhe as pasojat. Ndaj, dua t’i inkurajoj prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre, ashtu siç u vaksinuan ata, por dhe prindërit e tyre”, tha Dixhovani.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

​ATK grumbullon 1 milion e 157 mijë euro borxhe nga java e kaluar

Story i radhës

Ecuria e Xhakës “rrëmben” qendrën e vëmendjes së Arsenal

Të fundit nga