Mos u trembni! Ja çfarë të bëni nëse fëmija juaj ka temperaturë?

October 17, 2022
min lexim

Temperatura te fëmijët mund të jetë një ndër simptomat më të frikshme për prindërit, sidomos nëse temperatura është e lartë dhe fëmijët janë ende shumë të vegjël.

Temperatura nuk është një sëmundje, është një simptomë e një sëmundjeje. Ajo tregon se trupi është duke luftuar sëmundjen dhe se sistemi imunitar po funksionon. Nëse fëmija juaj është me temperaturë, në shumicën e rasteve do të thotë se mund të “jetë ftohur” ose të ketë marrë një infeksion viral. Edhe pse më rrallë, temperatura në fëmijë të vegjël mund të jetë si pasojë e penumonisë, infeksioneve urinare, infeksioneve të veshit ose infeksione më të rënda në gjak apo si pasojë e meningjitit.

Shkaqe te tjera të temperaturës mund të jenë:

– Vaksinimi.

– Nxehja nga veshjet e tepërta ose qëndrimi i gjatë jashtë në një ditë të nxehtë. Temperatura në fëmijë vërehet kur prekim ballin e tyre por edhe nëse fëmija nuk e ka ballin e nxehtë jo gjithmonë do të thotë se nuk ka temperaturë.

Simptoma të tjera me të cilat mund të shoqërohet temperatura janë:

– Pagjumësi

– Mungesë oreksi

– Mungesa e interesit në lojra

– Fëmija nuk është aktiv ose mund të duket letargjik

– Atake konvulsive

Çfarë duhet të bëjmë nëse fëmija ka temperaturë?

Nëse fëmija juaj është nën 1 muaj dhe ka temperaturë, duhet të kontaktoni me mjekun menjëherë.

Për fëmijët më të rritur:

– Bëni banjë me ujë të vakët – gjithmonë kontrolloni temperaturën e ujit ë

para larjes së fëmijës.

– Visheni fëmijën me më pak rroba.

– Jepini fëmijës lëngje për të shmangur dehidratimin. Mund t`i jepni

qumësht gjiri, formulë, solucione elektrolitike ose ujë, në varësi të moshës së fëmijës. Flisni me mjekun për rekomandime më të zgjeruara.

– Nëse fëmija është më i madh se 6 muaj dhe mjeku e rekomandon, mund t`i jepni fëmijës paracetamol ose ibuprofen. Asnjëherë nuk duhet t`i jepni fëmijës Aspirin për uljen e temperaturës, për shkak të riskut të Sindormit të Rey-t. Po ashtu, në fëmijët nën 6 muaj nuk duhet t`i jepni fëmijës Ibuprofen.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjendet i vdekur një 33-vjeçar në Shkup

Story i radhës

Burgoset nëna e 12-vjeçares së përdhunuar nga disa burra në Greqi, dyshohet se bashkëpunoi me tutorin e vajzës

Të fundit nga

ShkoLartë