“Mos të bëhemi francezë, këtu janë bërë krime shtetërore”, Ramabaja i drejtohet Goranit

1 minut lexim

Dukagjin Gorani dhe Sadri Ramabaja kanë biseduar në emisionin Pressing në T7 lidhur me rolin e prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë.

Gorani ka thënë se në momentin kur persona të caktuar akuzojnë publikisht pa dhënë prova në prokurori për persona të tjerë dhe mundohen të sillen sikur gjykatës, atëherë “kalohet pika e pakthim”.

“Ti je hajn, ti je kriminel” thotë Gorani duke shtuar: “Nuk mundesh këtë| lloj të folure ta bësh formale”.

Këtu i reagoi Ramabaja, i cili tha se ka pasur momente kur në Kosovë shteti ka kapur gjyqësorin.

“Ka pasur raste kur të gjithë përfaqësuesit shtetërorë kanë qenë në gjykatë e kanë përnjdekur bashkë dikënd. Jam vet viktimë. Dugi ti po flet sikur të jemi në Skandinavi e jo në Kosovë. Gjyqësori ka qenë i kapur e këtu pajtohemi”, tha ai.

Gorani i reagoi duke shtuar se ka të drejtë të mendoj si francez e si skandinav pasi jetojmë në demokraci.

Story i mëparshëm

Interneti dhe ndikimi i tij në shëndetin mendor

Story i radhës

Turqi, Erdogan shfaqet online pas problemesh shëndetësore

Të fundit nga