mos me shaj nena eshte e shenjte vrasja e turistit ne ksamil zbardhen deshmite e miqve te portugezit e goditi me thike ne zemer 6a89711132935

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit: E goditi me thikë në zemër…

August 22, 2026
1 minut lexim

Zbardhen detaje nga vrasja e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil pak ditë më parë.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar detaje nga dosja, ku është edhe dëshmia e Adib Ghanmi, shtetas francez që rrëfen detajet e ngjarjes.

“Kam qenë me shokët e mi, shtatë persona dhe po festonim në klub “Principote” dhe pasi mbaroi festa ne po rrinin në plazh. Aty ka ardhur një person, i cili ishte veshur me rroba të shkurtra me ngjyrë jeshile, i moshës 25-30 vjeç, trup normal, flokë të shkurtra, i cili ishte shqiptar, por fliste frengjisht dhe ofendoi nga nëna një shokun tim, i cili i thotë që: pse më shan, se nëna është e shenjtë. Më pas ky person e goditi me kokë, ne u futem të gjithë në konflikt..

Më pas ka ardhur një person që ishte i veshur me rroba të bardha, me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë dhe fillimisht ka goditur një shokun tim i quajtur Tourpal me thikë më këmbë dhe më pas ka goditur dhe shokun tim, i cili u vra me thikë ne zemër. Në këtë moment, filluan njerëzit të bërtisnin, dhe në drejtim kanë ardhur rreth 10-15 veta security, të cilët nuk jam i sigurt nëse u futën në konflikt pasi personin që qëlloi me kokën, unë e kapa nga duart, por ai më shtyu dhe unë kam rënë në ujë”, thuhet në dëshmi.

Prokuroria e ka pyetur Adib Ghanmi-n nëse e njihte personin që ka kryer vrasjen. Ai e ka pranuar që nëse do ta shihte do ta njihte.

Prokuroria më pas i ka treguar foton e Sokrat Vatës dhe ai e ka njohur si personi që goditi me thikë Luis Miguel Varela Mendez.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pdk e aak ne kuvend prezente edhe hamza e haradinaj 6a897093cfed8
Lajmi i mëparshëm

PDK e AAK në Kuvend, prezentë edhe Hamza e Haradinaj

ukraina sanksionon masha dhe ariu kievi akuzon serialin per propagande pro ruse 6a897171119f7
Lajmi i radhës

Ukraina sanksionon “Masha dhe Ariu”, Kievi akuzon serialin për propagandë pro-ruse

Të fundit nga

Dua Lipa feston sot ditëlindjen

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, feston sot ditëlindjen. E lindur më 22 gusht 1995 në Londër, Dua Lipa vijon të jetë një nga emrat më të suksesshëm të muzikës pop
ShkoLartë