mos i hidhni lulet e ballkonit qe duken si te thara pas veres ja si ti beni serish te lulezojne 66e9920b6f319

Mos i hidhni lulet e ballkonit që duken si të thara pas verës, ja si t’i bëni sërish të lulëzojnë

September 17, 2024
1 minut lexim

Me ardhjen e stinës së vjeshtës lulet e ballkonit kërkojnë kujdesin e tyre, pasi gjethet mund të kenë filluar të zverdhen prej diellit të fortë gjatë verës.

Marsida Bushi nga Oazi Festiv ka dhënë këshillat e saj në Living Room për mënyrën se si duhet t’i trajtojmë lulet këtë muaj, duke kërkuar të mos hidhen ato dhe të mos zëvendësohen me të reja.

Të gjithë duam të kemi lule që lulëzojnë tashmë por ato kanë nevojë që ne të vazhdojmë të kujdesemi dhe t’I mbajmë në jetë. Në mënyrë që ta kuptojmë se një lule ka përfunduar ciklin e saj, duhet të marrim një kërcell të saj dhe të kuptojmë nëse ka ende gjelbërim. Nëse lulja ka edhe gjethe të gjelbra përveç atyre të thata, ajo patjetër mund të rimëkëmbet.

“Megjithatë ka disa lule që zhvishen plotësisht nga gjethet, psh lule bora e ka gjethen e vet shumë të vrishtë. Ose janë disa lule të tjera të familjes së zambakëve që janë të brishta, por nëse ne provojmë te ai kërcelli që e këpusim që ka ende lëng ose është i gjelbër, atëherë cikli i tij nuk ka përfunduar dhe ne mund ta mbajmë lulen ende në jetë. Këto lule na tregojnë që janë shumë të durueshme, shumë të forta dhe procesi i tyre I jetës kalon nëpër të gjitha këto cikle të ndalesave dhe rifillimeve dhe ky është mësimi më i madh që ne marrim nga jeta e bimëve”, ka thënë Bushi.

Ajo ka treguar se kur janë bimë me lule ose gjethe të thara duhet t’i pastrojmë këto gjethe dhe t’i ushqejmë me ushqyes ose kimikate që merren në farmaci bujqësore./Living

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

diskutime ne okb per ti dhene fund pushtimit te territoreve palestineze 66e98fb97f4c5
Story i mëparshëm

Diskutime në OKB për t’i dhënë fund pushtimit të territoreve palestineze

orhan murtezani u emerua kryenegociator i rmv se me be ne 66e993b110e24
Story i radhës

Orhan Murtezani u emërua kryenegociator i RMV-së me BE-në

Të fundit nga

Si të jesh një mik i mirë?

Share   Tweet   Shperndaj   Email   Comments Të jesh një mike e mirë nuk është një gjë e zakonshme. Zakonisht femrat, për nga natyra më të brishta, kanë nevojë të
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë