“Mos bëj politikë me emërimin e drejtorit”, Shaqiri i drejtohet kreut të Butelit/ Nuk do të lejojmë që shkolla të lëshohet kur të dëshirojë ai

Të vetmin obligim ligjor të paraparë me marrëveshje – asfaltimin e rrugës nuk e ka përmbushur, tani del dhe emëron drejtorin i cili duhet të propozohet nga këshilli i prindërve. Kësisoj, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri nga “10 Minuta” në Tv21 bëri thirrje deri te kryetari i Butelit, Darko Kostovski që mos të bëjë politik me shkollën fillore të Vizbegut.

Shaqiri madje u sqarua edhe për çështjen e ujit dhe rrymës, tha se lëshimmi do të mbulojë kapacitet në shfrytëzim që është 1/4 e shkollës dhe se këtu nuk ka hapësirë për të ndodhur ndonjë fatkeqësi.

“Është çështje ditësh. Nuk do të lejojmë që shkolla të lëshohet kur të dëshirojë ai (Darko Kostovski)”, tha Shaqiri në pyetjen se nëse është qëllimi që shkolla të lëshohet në shfrytëzim pak para zgjedhjeve për të mbledhur pikë politike.

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 12 tetor

Story i radhës

Demonstratë në mbështetje të Palestinës në Bruksel

Të fundit nga