Altin Morina është rikthyer sërish te KB Bashkimi.
Klubi prizrenas ka njoftuar këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me reprezentuesin e Kosovës.
Morina ka qenë edhe më herët pjesë e prizrenasve, teksa në vitin 2018 ishte shpallur kampion në Kosovë me këtë skuadër.
30-vjeçari së fundi u aktivizua te skuadra tjetër nga ky qytet, Ponte Prizreni.
Ai në të kaluarën ka luajtur edhe te Rahoveci e Prishtina.